E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të PAFYTYRËT (blerësit e votës), FAQEZINJTË (shitësit e saj)
Sot

Të PAFYTYRËT (blerësit e votës), FAQEZINJTË (shitësit e saj)

Që ta mbledhim mendjen, opsioni që blerësit e votave do ndalojnë së bleri vota për moral apo nuk e di se përçfarë tjetër, NUK EKZISTON!

Ata që kanë pushtet e për pasojë edhe paranë,do ta përdorin atë sa herë ka njerëz që shiten si delet.

Në fund të fundit pushteti ua vjedh paranë njerëzve për ti blerë ata sa jerë u duhet vota. Nëse votuesi nuk e kupton apo nuk do ta kuptojë këtë gjë, s’është më “faji” i blerësit.

Ndaj, i vetmi opsion është MOSSHITJA e VOTËS.
Nëse “pronari” i demokracisë, votuesi pra, vendos ta shesë votën dhe veten është e kotë që lodhemi me demokracinë.

Morali në këtë rast nuk kërkohet aq tek të pafytyrët (blerësit e votës), sesa tek faqezinjtë (shitësit e saj).

E di shumë mirë se është rehatllëk të drejtosh gishtin nga ai që blen, por nuk blerësi nuk mund të lajë kusuret e shitësit.

Edhe në qoftë se shitësit janë 1 milionë, njësoj e mendoj.
——
*me shitje të votës kam parasysh të gjitha mënyrat e dhënies së votës në këmbim të një interesi privat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.