E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
​Skandali i Elira Kokonës së Ramës/ Manjani: Kështu i do partia kuadrot
Sot

​Skandali i Elira Kokonës së Ramës/ Manjani: Kështu i do partia kuadrot

Një skandal i ri ka përfshirë sferat më të larta të qeverisjes. Zv/sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike.

Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në Gjykatën e Strasburgut.

Opozita kërkoi një ditë më parë që të hetohet për këtë skandal të rëndë. 

Ndërkohë që juristi Ylli Manjani shkruan se kështu si Kokona i kërkon partia kuadrot.

POSTIMI I PLOTE

Shumë interesante kjo CV e Elira Kokonës.

Edhe me shtetin edhe kundër shtetit njëkohësisht.

Edhe avokate edhe akrobate.

Ja kështu i do partia kuadrot. Amanetqarë porosish…

Vetëm andej nga Strasburgu nuk i eci korbës… Nuk ua mbushi hiç mendjen atyre andej…

E ç’duhen ata andej fundja?

Ne tani që do dalim nga konventa e Arbitrazhit,dalim edhe nga Strasburgu. Ja dalim vetë me forcat tona.

Me këtë mendim juridik që emeton avokatja akrobate, ç’na duhet bota!?

Pfffff.

***

Pupupupu të kishte dalë ndonjë akrobaci e tillë nga juristët e krahut tjetër.

Do kishte shkruar madje edhe Mother Jones e vetë motherfucker.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.