3.4 milionë euro ,të kapura në Durrës
Basha: Taulant Balla kishte marrëveshje për hyrjen e tyre pa problem

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sot lidhur me 3.4 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit, që po hynin kontrabandë në Shqipëri. Basha akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Ballën, si negociatorin e këtyre parave. :Taulant Balla kishte marërveshje për hyrjen e tyre pa problem në Shqipëri”.
“Sot dua të them tre gjëra, e para që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës në Elbasan, por edhe në gjithë vendin, Balla kishte marrëveshje për të lejuar futjen e tyre dhe së treti se policia shqiptare ishte në presionin e një prej partnerëve për të vepruar, vend skeptik për integrimin e vendit tonë në BE”, tha Basha.
Basha ka theksuar se plani është dekonspiruar. “Po plani i Ballës dhe strukturave brenda policisë së shtetit dhe kuvendit për të cuar këtë bashkëpunim me bandën kryesore të Elbasanit dhe për të futur milionat e trafikut të dogës”- tha ai.
Ai lëshoi akuza ndaj ish ministrit të Brendshëm, Tahiri që shëtit sot me kalë, pasi u la i lirë. “Kemi një tjetër Ministër të Brendshëm që përpiqet të justifikojë vëllanë, trafikant të drogës dhe tani sekretarin e PS që merret me pastrimin e parave të drogës, kanë kaluar të heroina e kokainë dhe pastrimi i parave të pista. 1.5 mln euro ishte pakti dhe marrëveshja është garantuar nga Ttaulant Balla, këtë ua them unë sot dhe këtë e vërteton koha. Ku do shkojnë këto para, cfarë i lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën dhe Velijan, trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave. Këto para do shkojnë te kullat e Erjon Veliajt”- tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



