3 kandidatë nga listat e PD-së pranojnë mandatin e deputetit
Edhe tre kandidatë të Partisë Demokratike kërkojnë mandatin e deputetit.
Mësohet se 3 persona nga listat e PD-së dorëzuan sot formularin e dekriminalizimit në KQZ.
Kështu Krenar Rryçi vjen nga listat Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, ndërsa Kostaq Papa dhe Ares Ypi nga listat e Tiranës.
Pas marrjes së mandatit në KQZ, ata pritet të bëjnë betimin në Kuvend në seancën e javës së ardhshme.
Pritet që numri i deputetëve me mandat të shkojë në 116.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



