E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 maj, Dita e Lirisë së Shtypit
Sot

3 maj, Dita e Lirisë së Shtypit

Vendosur nga dita e publikimit të Deklaratës së Windhoek: “Parimet e shtypit të lirë sipas gazetarëve afrikanë”. Një punë serioze, e gjatë, e paqme e gazetarëve afrikanë në vitin 1991, prezantuar në një seminar të Unesco-s në Namibi, për të adresuar problemet e mëdha të shtypit asokohe, censura, autocensura, autoritarizmi, dhuna politike, shantazhet, pagesat jo të mira, trajnimet e munguara të gazetarëve. Deklarata thërret për një shtyp të lirë, të pavarur dhe pluralist.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kremtuar në Shqipëri në 2019-ën do qe një deklaratë e përbashkët e gazetarëve pas një pune të paqme, ku konteksti në të cilin punohet, parimet, që shkelen të pasqyrohen qartë e të dënohen, e ato që duhet të respektohen, me çdo kusht të vlejnë njëlloj për çdo gazetar, në çdo logo televizive. Se konteksti me censurë, autocensurë, autoritarizëm, shantazhe, pagesa të vonuara e munguara, është po ai.

Që të gjykoni vetë për gjendjen ku është media në Shqipëri: E ndjeni median si “qenin roje” të interesit publik, e ndjeni si urë mes vetes dhe qeverisjes? Apo qen në oborrin e pushtetit dhe urë të qeverisë?
Media sot është pjesërisht e lirë, sipas raporteve ndërkombëtare, u heq kapelen kolegëve, që e ushtrojnë jo pa kosto lirinë e tyre. Atyre që e kanë bërë deklaratën e tyre të Windhoek e sot janë të papunë, të frustruar, ose me pak hapësirë, atyre që ende nuk e kanë bërë, por kanë ndërmend ta bëjnë, apo kanë vendosur të mos përfitojnë asgjë nga pushteti. Atyre që e kanë bërë deklaratën e Windhoek, duke zgjedhur misionin e duke krijuar hapësira të reja virtuale komunikimi, atyre që nuk e bënë një herë një deklaratë, por zgjodhën të mos punojnë më në vendin ku misioni i tyre merrte fund, atyre që braktisën misionin, sepse nuk donin të bënin thjesht një punë e morën drejtim tjetër në jetë.

Një deklaratë sot mund të mos lexohej në shumicën e mediave nga spikerët e lajmeve, por një deklaratë e përbashkët, e punuar seriozisht, e mirmenduar, e paqme, sot do lexohej mirë e mirë në zyrat nga ku vendosen pa të drejtë fatet e gazetarëve. Për t’u dridhur nga “qentë roje”, që i prisnin jashtë dyerve.

Të guxonin mandej të pohonin se “qeni që leh nuk të ha”…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.