E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 shkencëtarët qe fituan çmimin Nobel
Uncategorized

3 shkencëtarët qe fituan çmimin Nobel

Tre shkencëtarë që kanë treguar se si trupi i njeriut e tregon kohën kanë fituar çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi.

Ora trupore – ose ndryshimi i ritmit cirkadik – i mban në ritëm njerëzit bashkë me lëvizjen e tokës dhe sjell ndryshime të mëdha se si funksionon trupi.

Shkencëtarët amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young janë fituesit e çmimit më prestigjioz, shkruan albinfo.ch.

Komiteti i çmimeve Nobel ka thënë se zbulimi i tre shkencëtarëve “ka implikime të mëdha në shëndet dhe mirëqenie”.

Ora trupore është arsyeja përse njeriu fle natën. Ajo po ashtu ndikon në disponimin e njeriut, nivelin e hormoneve, temperaturën trupore dhe metabolizmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.