E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 vite “demokraci” Shqipëria ka prodhuar njeriun e gënjeshtërt modern, europian
Sot

30 vite “demokraci” Shqipëria ka prodhuar njeriun e gënjeshtërt modern, europian

U gjenda rastësisht!

Është ndër qytetet e vetme në Shqipëri që ka nivelin më të ulët të kriminalitetit, përfshirë edhe atë brenda familjes. Fakti që ndodhi edhe këtu tregon se gjendja sociale-morale-ekonomike e shoqërisë është me “llampë të kuqe”.

Por sot qyteti qenka i shokuar, mbuluar me njët tis sa të zi aq edhe misterioz.

Çfarë po ndodh, çfarë ndodhi, pse…?

30 vite “demokraci” Shqipëria ka prodhuar njeriun e gënjeshtërt modern, europian. Familje në krizë të thellë morale, një rini që rritet dhe s’di pse rritet. Të rritur që kuptuan mbrapsh demokracinë, vlerat e saj, lanë pas dore veten e tyre, familjen, fëmijët. Shqipëria këto 30 vite nuk ka prodhuar asgjë, nuk ka prodhuar njerëz pikë së pari. Ka prodhuar njerëz të gënjeshtërt. Ka prodhur moral shoqërorë të gënjeshtërt. Fshatra që braktisen përditë, qytete që varfërohen përditë, arsimim pa meritë, mediokër, shkollat nuk janë edhe institucione morale.

E vetjma gjë që prodhohet me shumicë akoma në këtë vend janë këngët për udhëheqësit e lavdishëm!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.