Ka shtetas e votues ca dele që mendojnë se kur bie shi në 2017-ën është më i dendur se ai kur ishte Sali Berisha kryeministër.
Kur një shtet paralizohet nga përmbytja, kur qytetarët rrezikojnë jetën dhe pronat e tyre shkatërrohen, kur të vetmet që pasqyrojnë situatën me vërtetësi janë mediat e kazanit….atëherë nuk mbetet gjë tjetër veç demagogjise së mjeshtrit të madh.
Udhëheqësit që bën lajm për firmën e xhupit që vesh, që rrethohet nga badigardë se ka frikën e përballjes me njerëzit, që i duket heroizëm që Olta Xhacka ka shtyrë orët e gjumit, që masa e vetme për të rrezikuarit është “mbani çadra dhe mos dilni nga shtëpitë”…..që në fund fare e meriton të jetë aty ku është edhe pse ka shtetas e votues ca dele që mendojnë se kur bie shi në 2017-ën është më i dendur se ai kur ishte Sali Berisha kryeministër.
Që besojnë dhe duan të qeverisen nga ministra aktorë që veshin çizme për të bërë show në tv, që kanë nën dyshekë lekë sa për të ndërtuar kanale kulluese për të gjithë Shqipërinë. Që mbrojnë me zell deliret e Edi Ramas që tall trapin me fatkeqësitë e shqiptarëve. Ndaj e meritojmë të zhytemi jo vetëm nën ujin që na dërgon Zoti, por dhe në llumin e papërgjegjshmërisë së një grupi njerëzish që nga injoranca apo interesi i shërbejnë pa limite çmendurisë dhe perversitetit të Edit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


