E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
35 gjyqtarë dhe 50 prokurorë drejt largimit nga vetingu
Uncategorized

35 gjyqtarë dhe 50 prokurorë drejt largimit nga vetingu

KLD e prokuroria kontroll procedimeve disiplinore

Procesi i vetingu është vetëm një hap larg rezultateve konkrete dhe numri i personave që mund të preken pritet të jetë i madh. KLD dhe prokuroria kanë përzgjedhur tashmë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të verifikohen të parët dhe kanë nisur punën për të bërë kontrollin e karrierës së tyre, duke shqyrtuar dosjet që kanë hetuar apo gjykuar.

Për një pjesë të madhe të tyre janë përcaktuar dosjet, ndërsa brenda javës që vjen do përcaktohen dosjet dhe për emrat e tjerë. Por çfarë do të përmbajnë dokumentet që KLD dhe Prokuroria do i dorëzojnë Komisionit të Kualifikimit? Dosja që do shkojë për verifikim do të ketë të dhëna të plota mbi 5 vendimet që janë marrë, si dhe procesverbalet, dhe çdo dokument tjetër që ka firmosur gjyqtari apo prokurori. Po ashtu, dy elementë të rëndësishëm do të jenë ankesat dhe masat disiplinore.

KLD dhe prokuroria kanë nisur të verifikojnë nëse dikush nga 8 emrat që do verifikohen të parët ka procedime disiplinore dhe ka ankesa për ta. Por më pas ky proces do të vijojë me të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend, sa i takon karrierës së tyre në 3 vitet e fundit. Mirëpo gazeta ka siguruar të dhënat sa i takon masave disiplinore për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Në total janë 50 prokurorë dhe 26 gjyqtarë për të cilët ka pasur ose është kërkuar që të ndërmerren masa disiplinore.

Në vitin 2016 janë 9 raste kur është kërkuar apo janë marrë masa disiplinore. Në vitin 2015 i janë dërguar ministrit të Drejtësisë 5 raste të verifikimit të ankesave nga Inspektorati i KLD-së ndaj 5 gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë për të iniciuar procedimin disiplinor ndaj tyre. Shkeljet në këto 5 raste lidhen me zvarritjen e gjykimit dhe vonesat në arsyetimin e vendimeve (2 raste) dhe shkelje të rregullave të etikës (3 raste).

Në vitin 2014 i janë dërguar ministrit të Drejtësisë 21 raste të verifikimit të ankesave,17 nga Inspektorati i KLD-së ndaj 15 gjyqtarëve (1 gjyqtar i Gjykatës së Apelit dhe 14 gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Parë) për të iniciuar procedimin disiplinor ndaj tyre. Ndërsa në vitin 2013, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë i janë dërguar 24 relacione Ministrit të Drejtësisë për të vlerësuar mundësinë eventuale të inicimit të procedimeve disiplinore për 16 gjyqtarë.

Prokurorët

Edhe në rastin e prokurorisë është Ministria e Drejtësisë ajo që kryen inspektime dhe kërkon procedime disiplinore. Në 3 vitet e fundit janë evidentuar me shkelje 50 prokurorë. Sipas raporteve, në vitin 2015 janë gjetur 24 prokurorë me shkelje. Në vitin 2014, 7 prej tyre dhe në vitin 2013 janë gjetur 19. Pra i bie 50 prokurorë që nuk kanë zbatuar si duhet ligjin. Në vitin është e përcaktuar qartë se do kontrollohet çdo dokument qoftë disiplinor, qoftë procesverbal, apo raport i cili tregon veprimtarinë e tij.

Nëse vërtet do procedohet ashtu siç është parashikuar, 50 prokurorët në fjalë janë të parët që do preken. Sa u takon shkeljeve që kanë bërë prokurorët ato janë të disa llojeve. Ndër më kryesoret janë pushimet e befta të hetimeve, apo mosfillimi i procedimeve disiplinore.

Po ashtu ka shkelje të tjera ku nuk ka pasur anikimime në apel, etj. Nëse shihen shembuj konkretë, në Prokurorinë e Elbasanit përgjatë 2015-ës një prokuror është gjetur me shkelje sa i takon pushimit të çështjeve.

Në Prokurorinë e Tiranës janë gjetur shkelje për 2 prokurorë, të cilët në 6 raste nuk kanë nisur procedimet penale edhe pse të akuzuarit, sipas ministrisë, kanë kryer vepra penale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.