E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mashtroi me letrën e Kryetarit të PPE Manfed Weber.
Uncategorized

Rama mashtroi me letrën e Kryetarit të PPE Manfed Weber.

Hashtag.al botoi letren, ku Rama ka keqinformuar publikun me përgjigjen e letrës që i ka ardhur nga Kryetari i Grupit PPE Manfed Weber.  Ai i dërgoi një letër zyrtare Kryetarit të Grupit PPE Manfed Weber, i cili është edhe nënkryetar i CSU-së bavareze, parti motër me CDU e Angela Merkel.
Përgjigja nga Weber me letrën e 15 nëntorit nuk ishte ajo që priste Rama.
Por letra e 15 nëntorit, nuk u bë publike derisa drejtuesit e PPE-së u informuan sesi Edi Rama kishte gënjyër publikisht në parlament më 16 nëntor.
“Kam marrë një letër nga presidenti i Partive Popullore, të cilin, bashkë me Partitë Popullore, e keqpërdorët, duke e dezinformuar dhe pastaj ia nxorët letrën në televizor për t’u thënë shqiptarëve se Partitë Popullore po kërkonin arrestimin e Saimir Tahirit. Në letrën e tij presidenti i Partive Popullore thotë shumë thjesht: “Ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri”. – tha Edi Rama në parlament më 16 nëntor duke iu drejtuar Lulzim Bashës.
Hashtag.al mësoi se me marrjen dijeni të kësaj deklarate, kryesia e Grupit PPE bëri një mbledhje urgjente me arsyetimin se “asnjëherë, deri tani, nuk na ka ndodhur që një kryeministër të na shtrembërojë 100% qendrimet tona të përcjella me një letër jopublike”.
Në fund të mbledhjes u mor vendimi i pazakontë për të publikuar letrën dërguar Ramës më 15 nentorit.
Dy janë fjalitë kyç në këtë letër të shkruar me kortezinë standarde:
“Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur dhe në mënyrë”.
“Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë”.
Letra e Weber duket se ka nxjerrë zbuluar mashtrimin dhe keqpërdorimin që Edi Rama u bën shqiptarëve dhe të “shqiptarizuarve” të Tiranës. Por, mesa duket, ai ka dështuar të mashtrojë, keqpërdorë apo më keq akoma të blejë maxhorancën e Parlamentit Europian apo amabasadorin amerikan në OSBE.

Letra e Manfred Weber me logoLETRA E PLOTË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PPE:
Grupi PPE në Parlamentin Europian
Zotit Edi Rama,
Kryeministër i Shqipërisë
Strasburg, 15 nëntor 2017
I nderuar Kryeministër,
Dëshirojmë t’ju falënderojmë për letrën tuaj të dërguar më 30 tetor 2017 lidhur me qëndrimin e Grupit tonë për cështjen e Z. Saimir Tahiri.
Grupi i PPE në Parlamentin Evropian gjithmonë ka mbështetur forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e një procesi të drejtë demokratik dhe zbatimin e reformës së gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë. Pajtohemi plotësisht me deklaratën tuaj për rëndësinë maksimale të pavarësisë së gjyqësorit, respektimin e sundimit të ligjit dhe parimin që askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ne mirëpresim dhe mbështesim hapat dhe veprimet e ndërmarra nga ju dhe qeveria juaj në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ne gjithashtu besojmë fort që politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe se asnjë ndërhyrje politike mbi sistemin gjyqësor nuk duhet të lejohet në asnjë proces demokratik. Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të pavarur nga politika partiake.
Grupi i PPE në PE mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Republikës së Shqipërisë dhe në këtë aspekt, zbatimin e parimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë.
Sinqerisht i juaji,
Manfred Weber, deputet i PE, Kryetar i Grupit PPE
Andrey Kovatchev, deputet i PE, Zv. Kryetar i Grupit PPE në PE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.