E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot e efektivëve  të policisë që u arrestuan sot
Uncategorized

Dalin fotot e efektivëve të policisë që u arrestuan sot

10 masa sigurie janë lëshuar me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.

Publikohen fotot e 4 efektivëve të policisë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka nisur një operacion në disa qytete të vendit dhe janë dhënë masa sigurie për 4 efektivë të dyshuar për lidhje me krimin.

I pari majtas Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)

Në pranga janë shefat e krimeve të Himarës, Shkëlzen Ruska, dhe ai i Lushnjës Ervis Alisinanaj. Ky i fundit shkarkua në vitin 2022 nga Drejtori i Policisë së Shtetit të asaj kohe Gledis Nano, pas ngjarjes tragjike, ku polici Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe ish-efektivi i policisë Erdit Hazizaj që është larguar po në 2022 nga policia. Ai kandidoi për Bashkinë e Roskovecit.

Ndërsa është shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi.

Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës.

Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erdit Hazizaj është personi i tretë i shpallur në kërkim nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.