E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 Maji, Dita e Dëshmorëve/ Meta, homazhe në nderim të Margarita dhe Kristaq Tutulanit
Politikë

5 Maji, Dita e Dëshmorëve/ Meta, homazhe në nderim të Margarita dhe Kristaq Tutulanit

Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kreu i Partisë së Lirisë-së, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rrogozhinë, ku ka nderuar kujtimin e Margarita dhe Kristaq Tutulanit.

“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lire”, shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.