E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 të vdekur në koncertin i reperit algjerian Soolking dhe  artistes  shqiptare Dhurata Dora
Uncategorized

5 të vdekur në koncertin i reperit algjerian Soolking dhe artistes shqiptare Dhurata Dora

Të paktën pesë persona kane humbur jetën në një koncert të reperit të njohur Algjerian Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit Soolking, i cili për publikun shqiptar njihet për bashkëpunimin e tij me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora “Zemër”.

Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin Algjerian ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Sipas BBC, pese persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri tjetrin. 21 persona jane plagosur dhe janë dërguar në spital njoftuan gazetat vendase.

Në rrjetet sociale u shfaqën fotografitë e ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve. Soolking konsiderohet artisti më mire në Algjeri me fame në të gjithë botën arabe me nje aktivitet që e ka zhvilluar në Francë. Hiti i Soolking dhe Dhurata Dora “Zemër” ka arritur te hyjë në top listat e Frances.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.