E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndertimi, ekuilibri pertej populizmit
Sot

Ndertimi, ekuilibri pertej populizmit

Klodian Tomorri

Ndertimi eshte nje sektor specifik. Nese lihet teresisht i lire tregu shkon ne nje ekuiliber te padeshirueshem dhe te demshem per shoqerine. Ne ekonomi ky quhet deshtim tregu.

Nese dikush ka nje shtepi, por ngjitur me te ngrihet nje pallat 20 katesh, shtepia do humbase menjehere gjysmen e vleres. Ose nese dikush ngre pallat ne nje zone ku mund te ndertohet nje park, cilesia e jetes per komunitetin do te perkeqesohej. Ky eshte rasti klasik i eksternaliteteve negative.

Eksternalitetet korrektohen vetem permes nderhyrjes qeveritare, e cila kontrollon kerkesen permes taksave ose oferten permes ligjeve. Kjo eshte arsyeja se pse kemi plan urbanistik, leje ndertimi, KKT dhe keshtu me radhe.

Por i gjithe ky eshte nje proces shume kompleks dhe i veshtire per shkak te nje specifike tjeter te ndertimit. Bashkeveprimi i kerkeses me oferten ka nje kohe vonese qe e ben tregun te luhatshem.

Nese kerkesa per apartamente rritet kompanite e ndertimit reagojne duke rritur oferten. Por ndertimet e reja duan minimalisht 3 vjet te perfundojne. Pergjate kesaj kohe cmimet jane rritur dhe kerkesa ka filluar te bjere. Kur hyjne ndertimet e reja cmimet ulen, dhe cikli vazhdon me ulje ngritje.

Detyra e rregullatorit, pra bashkise, eshte qe kete proces ta beje sa me smooth qe te reduktoje ne maksimum luhatjet e tregut.

E vetmja pike qe ka vlere ne debatin per kullat ne Tirane eshte dimensioni urbanistik dhe ai i cenimit te identitetit kulturor. E vetmja ceshtje per te cilen publiku duhet te kerkoje llogari ndaj bashkise eshte ajo nese po demton urbanistiken e qytetit duke e bere ate te pajetueshem ose identitetin e tij kulturor.

Shqetesimet e tjera qe ndertuesit po shperdorojne para duke investuar ne ndertim jane pa asnje interes publik dhe per me teper deshmi e nje mentaliteti tipik bolshevik.

Askujt nuk ka cfare i duhet se ku i investon parate dikush tjeter. Gjithsekush eshte i lire te fitoje dhe humbas parate e tij. Per me teper nuk ka asnje mendje aq brilante ne planet qe te beje nje shperndarje me te mire te burimeve ne ekonomi se tregu i lire. Natyrisht, pervec komunisteve.

Cfare do ndodhte nese bashkia do kufizonte ndertimet? Shteti do favorizonte ata qe kane shtepi dhe ndertuesit ne kurriz te atyre qe nuk kane shtepi. Keta qe kane prona do rrisnin qerate. Ata qe nuk kane do paguanin me shume dhe nuk do te arrinin kurre te kishin nje shtepi. A nuk eshte korrupsion ky?

Gjithkush qe ka deshire te investoje ne ndertim eshte i lire dhe i mirepritur ta beje. Me kushtin e vetem. Brenda rregullave urbanistik dhe ligjeve ne fuqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.