E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kokainë me vlerë kolosale në Durrës, reagon ashpër Basha: Ishte një kronikë e paralajmëruar, prisni se tani do të…
Uncategorized

Kokainë me vlerë kolosale në Durrës, reagon ashpër Basha: Ishte një kronikë e paralajmëruar, prisni se tani do të…

Kreu i partisë demokratike Lulzim Bsaha ka bërë një reagim të fortë në lidhje ma sainë e madhe të kokainës të kapur në durrës., Ai u shpreh që kjo gjë ishte një kronikë e paralajmëruar, si edhe shumë të tjera do të vinë më vonë nësë nuk meren masat e duhura.

Në statusin e tij Basha u shpreh se : Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë.

Statusi i plotë:

Kapja e 613 kilogramëve kokainë është një kronikë e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë.

Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri.

Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.