E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5210 dhunime  ndaj grave dhe fëmijëve,Tirana kryeson
Sot

5210 dhunime ndaj grave dhe fëmijëve,Tirana kryeson

Dhunimi dhe mbajtja peng për gati 1 javë e një 28- vjeçareje në Tiranë është rasti më i fundit i dhunimit të një gruaje, por jo i vetmi.

Nga të dhënat e marra zyrtarisht nga Policia e Shtetit rezulton se në të gjithë vendin në 3 muajt e parë të këtij viti ka pasur mbi një mijë raste dhune, ku 510 gra janë pajisur me urdhër mbrojtje. Qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana.

Ndërsa për sa i përket vitit të kaluar janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 5210 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe ka filluar procedimi penal për 1887 raste të kësaj vepre penale.

Të dëmtuar nga dhuna dhe krimet e tjera në marrëdhëniet familjare, në total, për vitin 2022, janë 5225, prej tyre 3767 janë gra dhe vajza dhe 266 fëmijë.

Raporti i publikuar nga OBSH rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon fenomenit të dhunës ndaj grave në Europën Qendrore. Referuar shifrave rezulton se  5% e grave në vendin tonë dhunohen.

Por problem nuk mbetet vetëm dhuna por edhe krime më të rënda ndaj grave. Në 4 muajt e parë të këtij viti nga krimi kanë humbur jetën 7 gra dhe vajza ndërsa gjatë vitit të kaluar 12 ku 6 prej të cilave për marrëdhënie familjare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.