Arrestimet në Lezhë, nënkryetarja e bashkisë: Ka filluar gjuetia e shtrigave ndaj PD
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të kësaj bashkie Fran Frrokaj dhe 22 personave të tjerë pasi akuzohen për ‘tjetërsim të pronave’.
Marku hedh akuza duke thënë se organi i akuzës tani kontrollohet nga kryeministri Rama që sipas saj ka nisur gjuetinë e shtrigave ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa kursen të tijët, edhe pse të korruptuar.
“Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike. Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë.
Asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit”, ka shruar ajo në ‘Facebook’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



