E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sikur Carlo…
Sot

Sikur Carlo…

Bledian Koka
“Quando ci vuole, ci vuole”- thone italianet. Pronari i nje televizioni bytheebreke me Edi Ramen ka marre flamurin e gazetarit qe triumfoi ligjerisht per here te pare mbi Sali Berishen dhe po na tregon se tani e tutje shqiptaret do kene drejtesi. Bukur fort. Pra tani shpetuam, tani qe ka drejtesi per ate, do kete drejtesi dhe per ne?!… Flamurtari trikolor i kenaqur me drejtesine kuqezi, nuk mundet ta kaloje kaq kollaj vendimin sapun per djathin e drejtesise. Ai thote se Sali Berisha ka shpifur kur e ka afiluar ate me mafian italiane dhe se e verteta eshte e kundert. Eshte e vertete.

Vertete nuk ka fakte qe ai te jete i lidhur me Sacra Corona Unitan, por ka fakte nga mengjesi ne darke qe ai eshte “media” loder me pagese ne doren e mafias qe qeveris sot Shqiperine, me ne krye Edi Ramen. Praktikisht Sali Berisha, ose eshte denuar per shkak se ne akuzen e tij ka ngaterruar njeren mafie me tjetren, ose eshte denuar se s’ka treguar krejt te verteten ne publik. E para dua te besoj qe eshte e vertete. Te dyten e di mire qe Sali Berisha nuk flet kurre kot. Sa per biznesmenin qe fshihet nen lekuren e gazetarit sa here ia do nevoja, kjo minimalisht eshte e pandershme, maksimalisht eshte hiporkizi. Biznesmeni qe ne kohen e lire ben dhe gazetarin, prej dites se pare qe ka vene kembe ne kete toke, eshte modeli qe ia ka nxire faqen profesionit tone, sidomos neve qe punojme dhe ne fund te muajit marrin rrogen, ndersa pagesa per te eshte tenderi mbi 3 milione euro per Bunk’Art 1, 2, dhe Qendren “URA”. Biznesmeni qe ben gazetarin ne kohen e lire ka te drejte te kete 7 kompani me te cilat gllaberon para publike per shkak te miqesise nder vite me Edi Ramen dje kryebashkiak, e sot kryeminister.

Vetem se kur krenohet se 1 milionshin qe do i marri Sali Berishes do t’ia jape nje konkursi per gazetaret investigativ dijeni se dhe keto para do t’ia kaloje po nje shoqate qe e drejton vete “FFM GROUP” me te cilin merr miliona permes projekteve dhe prodhon gazetar simbas shembelltyres se tij. E per kedo qe do me kritikojne se po mbroj nje politikan perballe nje gazetari, i them thjeshte se gjithmone gazetari ne fjale, ka bere politiken e interesit te tij personal, ndersa politikani ne fjale ka vite qe ben gazetarin e interesit publik…
p.s…ironike kur e mendon ???

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.