Nuk ndalet Basha: Edi Rama, eja të ballafaqohemi në ‘shtëpinë tënde’
Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar me ftesën e tij ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, për tu baallafaquar publikisht.
Ftesën njëherazi dhe sfidën e radhës Basha e bëri nga studioja e emisionit “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ku tha se e ftonte Ramën për debat, qoftë edhe në Top Channel, televizin që Rama sipas Bashës, e ka pasur si shtëpinë e tij.
Hajde ta bëjmë këtu debatin e parë Edi Rama. Në Top-Channel që e ka pasur si shtëpinë e tij kur ishte në opozitë edhe tani që është në qeveri”, – u shpreh Basha.
Kujtojmë se Basha prej ditësh i bën sfidë dhe ftesë publike Ramës për ballafaqim publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


