E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E ardhmja në dorë të bixhozçiut kryeministër
Sot

E ardhmja në dorë të bixhozçiut kryeministër

Emisionet sportive drejt marrezisë!  Vetëm për baste dhe skedina, aspak për sport. ”Fundi i marrëzisë” është një marrëzi e të gjithëve. Vetëm baste. Jeta e shqiptarëve është kthyer në një bizhoz të stërmadh. Sot edhe Kryeministri kishte vënë bast! Kemi në krye një qeveri bastesh. Ajo i promovon, bile edhe Kryeministri na vinka baste, por nuk tha çfarë i kishte fituar Xhaçkës.  Një marrëzi e bërë me qëllim. Pjesë e platformës së shpërbërjes së vendit. Njerëzit nuk kanë më shpresë tek puna, por vetëm tek trafiku i drogës dhe bizhozi. Televizionet e oligarkëve pasi i kanë shërbyer në mbulimin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi kanë mbyllur e vazhdojnë të mos e hapin gojën për aferat megakorruptive, tani po promovojnë në kor, bizhozin. Shpresa e shqiptarëve nuk është puna e ndershme.  Per rininë nuk është mësimi dhe kultura. Për të pashpresët duhet vetëm të luten tek Padishahu, “të fitojnë” ndonjë lëmoshë, por jo ligji dhe e drejta.  Kjo është mënyra e jetesës së shqiptarëve që po propagandon dhe po zbaton Rilindja, trafik droge, baste dhe lëmoshe. Shqipëria është pa drejtim. Ky kryeministër po luan bixhoz me fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se me këtë Kryeministër do të humbin bastin për të tashmen edhe të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.