E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8 ton domate me pesticide, dy inspektorët e AKU-së  lejuan eksportimin
Uncategorized

8 ton domate me pesticide, dy inspektorët e AKU-së lejuan eksportimin

Personat në foto, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, janë dy inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin e rreth 8 ton domate me pesticide nga Shqipëria drejt Kroacisë.

Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Dokasani, 25 vjeçe, banuese në Berat, u arrestuan nga policia me urdhër të Prokurorisë së Beratit.

Nga hetimet ka rezultuar se pasi kanë kryer kontrolle në subjektin që tregtonte perimet, praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre.

Po ashtu, sipas policisë, inspektorët kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga administratori, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

Kujtojmë se nga policia u arrestua edhe administratori i firmës, shtetasi Mariglen Qorri, 40 vjeç, i cili kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.