E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk je i lirë të gjuash me gurë shtëpinë ku jemi bashkë”, Rama mesazh të vetëve: Në parti, nuk i bën dot të gjitha
Politikë

“Nuk je i lirë të gjuash me gurë shtëpinë ku jemi bashkë”, Rama mesazh të vetëve: Në parti, nuk i bën dot të gjitha

Kryeministri Rama ka paralajmëruar kritikët e brendshëm në parti dhe qeveri se nuk do të jenë pjesë e saj nëse këto kritika i bëjnë në publik. Pa cituar emra të veçantë, Kryeministri foli për njerëz që pretendojnë se janë të lirë dhe që mund të shprehen si të tillë në publik dhe kudo. Gjatë një takimi me gra në Lushnje, Rama iu përgjigj kritikut të tij se kur je në një parti, nuk mund t’i bësh të gjitha. “Kur hyn në një parti, nuk i bën do të gjitha. Unë, që kur hyra në parti, hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Nuk shkoja dot më, se mbaroi.

 

Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri-tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë se jam njeri i lirë. Jo, mo, se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e t’i gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh t’i gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë”, tha Kryeministri gjatë një takimi në Lushnje me gratë, ku diskutoi anët pozitive të vendimit të fundit për mbylljen e pikave të basteve në të gjithë territorin. Gjatë takimit me gratë, kreu i qeverisë nuk tha asnjë fjalë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apo arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

KAZINOTË

Kryeministri, në takimin me gratë në Lushnje, theksoi se: “Nisma për mbylljen e basteve ka pasur një mbështetje, siç ndodh rrallë në Shqipëri, ku politika është shumë e ndarë, shoqëria e ndarë në kampe, me mbi 70% të qytetarëve që e mbështesin, por janë mbi 90% e grave dhe vajzave që e mbështesin”. “Ne nuk i patëm dot votat për të votuar që atëherë mbylljen e kazinove elektronike, në atë kohe nuk ishte në diskutim çështja e basteve.

Rama Kuvendi Panorama

U bë një kompromis që, si çdo kompromis, nuk ishte ideal për të mbyllur kazinotë elektronike në të gjithë territorin e Republikës në 31 dhjetor të këtij viti dhe që atëherë e deri sot kanë kaluar disa kohë kur ne kemi parë dy anë të një medaljeje, për të cilën hyjmë në këtë betejë”, nënvizoi Rama. Deputeti socialist Erjon Braçe iu ktheu përgjigje atyre që e quajnë ligjin për mbylljen e basteve dhe kazinove si nismë populiste, duke përfshirë dhe analistët. “Në gjithë këtë histori 3-vjeçare, nga viti 2015, tri gjëra më kanë bërë përshtypje, ose në tri gjëra ia vlen për t’u ndalur e për të kthyer një përgjigje sot.

E para është ky konkluzioni i përgjithshëm që shikoni në televizion, që japin mend që nga problemet gjinekologjike të grave e deri te problemet e kanalet vaditëse dhe kulluese pa i parë fare ndonjëherë me sy. Janë këta analistët e mëdhenj, që thonë se kjo nismë ka natyrë populiste. Tani, një pjesë e tyre janë bixhozçinj, ta them hapur, sepse jam prekur drejtpërdrejt, sepse ato para që merrnin nga televizioni apo ato para që kanë marrë si gjoba për të përdorur televizionin, i linin atje.

Një pjesë e tyre janë edhe gjykues, subjektivë të gjithë kësaj historie”, tha Braçe. Sipas tij, kur maxhoranca vendosi tatimin progresiv mbi rrogat tuaja, duke mbrojtur të gjitha rrogat e vogla nën 300 mijë lekë deri në 1 milion e 300 mijë lekë, nuk ishte populizëm. Nuk ishte populizëm sepse kemi lënë para në xhepat e secilës prej atyre grave dhe vajzave që punonin dhe që punojnë për familjet e tyre. Dhe jo vetëm për to, por edhe për burrat e tyre”, tha Braçe dje në Lushnje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.