“Ngrirja” e Bashës sjell përplasje të forta brenda PD-së
Në një deklaratë të përbashkët për mediat, dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe
Edi Paloka, kanë sqaruar përse e morën vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve brenda partisë më 22 korrik të këtij viti, pa mbledhur më parë Këshillin Kombëtar për të marrë zyrtarisht komandimin si kryetarë.
Sipas Spahos dhe Palokës, ishte vetë lideri demokrat Lulzim Basha i cili ngriu funksionet e tij duke i dhënë autorizim të plotë dy nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm për të qenë në krye të procesit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Ata citojnë edhe nenin në Statutin e Partisë Demokratike që i jep atyre të drejtën për të përcaktuar mbajtjen e zgjedhjeve siç e përcakton afati, çdo 4 vjet. Të fundit janë mbajtur më 22 korrik 2013 – kujtojnë ata – ndaj data e re për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në PD është 22 korriku i 2017-ës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


