E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndjesë  çuna që  u zhgënjyet! Por sot tiranasit kishin ditën e pulës me pifal
Sot

Ndjesë çuna që u zhgënjyet! Por sot tiranasit kishin ditën e pulës me pifal

Mentor Kikia

(Një mesash i Genci Sejkos, për mediat dhe qytetarët shqiptarë)

Keta djem idealiste, janë kultivuar jashtë ketij realiteti. Erdhen per të nxitur një reagim qytetar, por nuk gjeten qytetarë. Sepse ketu shoqeria eshte kalcifikuar, eshte ndryshkur. Njerezit janë transformuar nga presioni i vazhdueshem per vendin e punes dhe buken e gojes, janë shperfytyruar nga ideja se duhet të servilosen per te bere karriere, duhet te nenshtrohen per të fituar një të drejtë, duhet të perdoren politikisht per tu promovuar. Tashmë janë vetem ca qenie indiferente, që e dinë se duhet të ndryshohet mjedisi i tyre, por s’kane as kurajë e as ide, dhe vetem presin. Presin studentet, presin emigrantet, presin Ameriken, presin Europen. Dhe nderkohe, merren me llafe, thurin teori konspirative, filozofojnë, gjykojne e paragjykojne gjithkend, i vene bisht kujtdo qe merr kurajen te flase e beje dicka. Kanë gjithmonë një arsye per të qendurar mbyllur në shtepi e pas vetratave të kafenesë.
Ata qe jetojne ne nje shoqeri te lire, nuk e kuptojnë dot metamorfozen psikologjike të një shoqerie që eshte rrahur 45 vjet dhe eshte mashtruar 30 vjet të tjera.
Sot ishte ditë me diell dhe tiranasit ishin per dreke ne periferi, pula te pjekura me pilaf dhe mish helli. Të tjeret ishin ekskursion tek Toptani dhe TEG-u. Ata që skishin para as per kafe, ishin ne shtepi, shikonin telenovela dhe lajmet per te mesuar c’kishit bere ju në bulevard.
Ndjese cuna qe u zhgenjyet! Ju e bete tuajen gjithesesi.
Shperndajeni kete video si nje shuplake per të gjithe ne!

https://www.facebook.com/1640881489499587/posts/2272142499706813/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.