Nuk eshte per Patozin, eshte per PD-ne…
Bledian Koka
Sot ne oren 19.00 ne Pallatin e Kulures ne Durres perfaqesues te grupimit qe kontestoje pengmarrjen e PD nga Lulzim Basha & Co, do te nisin nje tur takimesh per te diskutuar me demokratet qe e duan PD-ne si vizion dhe jo si kompani off-shore qe nxjerr te ardhura me lista bastarde nje here ne 2 vjet.
Takimi i sotem eshte nje
pikenisje e nje zhvillimi te shendetshem brenda PD-se me demokratet, dhe jo kunder PD-se dhe pa demokratet. Pjesmarrja ne kete nisme eshte e domosdoshme per ata qe i thone vetes demokrate dhe fale Zotit durrsaket jane te tille dhe e kane treguar ne cdo kohe. Sot eshte fillimi i levizje qe i ben nder dhe i jep shprese PD-se, perballe aksionit okult qe eshte ne zhvillim e siper nga Lulzim Basha&CO per shnderrimin e Partise se Lirive, ne OJQ-ne e te nenshtruarve. Per ata vetullngrysur qe e mendojne njesoj me kete levizje, por per aksh arsye te paqarte ne keto temperatura te larta po hezitojne ne pjesmarrje, duhet qe ta ftohin dhe jo ta vetngrijne ndergjegjen e tyre si Luli, dhe te jene sonte ne Durres.
Takimi i Durresit nuk ka te beje as me grupin e Olldashit, as me te Topallit e as me te ndonje grupimi tjeter. Sot ne Durres duhet ta identifikojne veten ata qe jane kunder nenshtrimit te PD-se ndaj interesave okulte. Ate qe jane pro nuk nevojiten, te paanshem vetem ne ate bote. Kjo levizje nuk eshte e Patozit, por sot Astrit Patozi nuk po i bishtnon pergjegjesise per te qene ne krye te kesaj levizje, jo vetem, por bashke me te gjithe .
Ne kete takim nuk ka vend per ftesa telefonike, por ka nevoje per pjesmarrje me vetedije, askush nuk eshte i perjashtuar, te gjithe jane te ftuar.
Sot anetaret qe shpresojne tek PD-ja e vertete kane nevoje te shohin se kjo levizje nuk po tretet sic rreket te imponohet nga skutat e call centerave te SHQUP-it, por po errupton ashtu sic eshte e verteta ne bazen e PD-se…
p.s…Te gjithe syte e demokrateve sonte jane ne Durres, sidomos te atyre pseudo-demokrateve qe jane vetem pak dite larg realizimit te endrres se tyre per marre peng PD-ne njehere e mire…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




