VENDIMET/Këshilli i PD: Protesta për largimin e Ramës dhe qeveri kalimtare
Këshilli Kombëtar i PD-se ka dale sot me dy vendimet te rendesishme.
Burime nga PD bejne me dije se gjate mbledhjes pa pranine e mediave u vendos per zhvillimin e protestave dhe se dyti per nje qeveri kalimtare qe do te pergatise zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Këshilli Kombëtar vendosi:
· Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.
· Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.
Këshilli i PD/ Basha numëron sfidat e mëdha: Gjithçka do të ketë sukses vetëm me…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka numëruar sot nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, duke theksuar se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues.

“Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, gjejnë kurajë, të besojnë, roli ynë është kritik, para nesh shtrohet një detyrë historike, si rrallë ndonjëherë një partie politike nuk i kërkohet të jetë thjesht një alternative, por ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai i viteve 90. Atëherë kishte energji, shpresë, politika shihej si një e mirë që do e conte vendin përpara. Sot shqiptarët kanë humbur besimin”- tha Basha.

Kreu i PD-së theksoi se “Sfidat që kemi janë të shumta, të mëdha, historike, por gjithçka do të ketë sukses vetëm me transformimin e politikës, modernizimin dhe evropianizimin e saj, ndryshimi i politikës është mision kombëtar”.
Pjese nga fjala e Bashes
Fasadat janë vetëvrasëse, makiazhet janë fatale. Në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar.
Sepse Shqipëpria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme.
Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin.
Njerëzit janë mbërthyer para ekranit duke parë shpalosjen e skandalit të rradhës të Ramës, krimit të tij të radhës, vjedhjes së tij të radhës.
Tani ai po shkatërron të ardhmen. Mungesa e shrpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi. Fëmijët janë shkaku që Shqipëria po shkretohet. Mungesa e shkollimit cilësor, mungesa e shëndetësisë së sigurt dhe mbi të gjitha mungesa e mundësive për të punuar, për një jetë të përmbushur po i shtyn prindërit të nxisin fëmijët të largohen nga vendi.
Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë.
Roli ynë, roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. Nuk është aspak e ekzagjeruar të them se sot para nesh shtrohet një detyrë historike.
Si rrallë ndonjëherë në këto tre dekada, një partie politike nuk i kërkohet thjesht të jetë një zgjidhje, një alternativë elektorale, nuk i kërkohet thjesht që të ndalë një të keqe.
Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkataren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e adhmja.
Në këtë sfond, në këtë realitet ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë!
Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal.
E vetmja mënyrë drejt kësaj Shqipërie është varrosja e politikës së korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar në çdo qelizë, është shkëputja e politikës si vegël e një grushti politikanësh dhe biznesmenësh grabtqarë të cilët bëhen bashkë për të shkelur ligjin, për të vjedhur shqiptarët dhe pronat e tyre.
Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.
Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, tu garantohet liria dhe tu jepen mundesi per punesim, arsimim, shendetesi, kujdes social, te pakten tu garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat. Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë.
Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër.
Duan thjesht mundësi. Nuk duan politikanë qe vijne si shpetimtare kur në fakt misioni I tyre është te kujdesen per mirqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e perkujdesje qytetarëve të tyre.
Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse.
Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cialat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.
Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.
Sikurse e thashë sfida krysore është sfida e besimit. Ne ndeshemi sot me nivelin më të ulët të besimit tek politika që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne ndeshemi sot me një politikë shtetërore që e ka për qëllim nxitjen e mosbesimit. Sikurse ndeshemi me mosbesimin që ka ardhur si rezultat edhe i gabimeve tona.
Ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer këtë krizë besimi. Ne duhet të tregojmë integritet dhe kurajë. Integritet dhe kurajë për të ofruar jo premtime dhe shpresa boshe, por një realitet thellësisht demokratik dhe të lirë duke filluar nga partia jonë.
Konkurenca që çon në meritokraci, demokracia që con në kufizimin e pushtetit dhe liria që çon në mundësi: këto janë qëllimet tona kryesore në përpjekjen tonë për modernizimin e Partisë Demokratike. Vetëm një Parti e hapur dhe demokratike është e besueshme.
Me ndryshimet që kemi bërë dhe kemi besuar ghithmonë e më shumë vendimarrjen anëtarëve të Partisë Demokratike ne po hapim jo vetëm një rrugë të re për Partinë tonë por edhe një shembull për gjithë politikën në Shqipëri.
Në këtë mënyrë ne do jemi në gjendje të bashkojmë njerëzit rreth Partisë sonë. Në rradhë të parë ne jemi partia ku njerëzit çmojnë lirinë: lirinë individuale nga dhuna e shtetit, lirinë e tregut nga ndërhyrja e qeverisë.
Partia Demokratike duhet të ketë një vemendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve dhe pronarëve të grabitur dhe familjeve të tyre që ende vuajnë pasojat e regjimit çnjerëzor komunist.
Ne kemi objektiv të rëndësishëm tërheqjen e rinisë dhe grave. Rinia çmon më shumë se çdo gjë lirinë, lirinë për mundësi, lirinë për të provuar, lirinë për të rrezikur, lirinë për të guxuar, lirinë për të ndryshuar, lirinë për të bërë histori, sic e kemi pare ne 1990 sic po e shohim ne 2019.
Ne duhet të mbështetemi tek forca e grave: liria dhe konkurenca janë aleatët më të mëdhenj për të përmbushur të drejtat dhe aspiratat e grave. Gratë janë ato që vuajnë të parat nga dhuna, nga dhuna e shtetit, nga dhuna e shoqërisë.
Partia Demokratike eshte nje parti e hapur dhe i mirëpret te gjithe ata qe duan te behen pjese e jona, te gjithe ata qe duan ndryshimin, te gjithe ata qe duan te kontribuojne per te ndryshuar njehere e pergjithmone kete lloj politikberje ne Shqiperi. Por kurre Partia Demokratike nuk do te jete strehe per kriminelë e trafikantë. Nje pushtet I ardhur me mbështetjen e krimit eshte kriminal dhe gjithmonë në dëm të interesave të qytetarëve. Situata që po kalojmë sot është pikërisht pasojë e një pushteti të siguruar nga krimi.
4 shtyllat e alternatives se PD qe kthejne shpresen dhe besimin, por ne fillim do te udheheqim protestat per largimin e se keqes.
Ndaj ne kemi një rrugë për t’u përballur me këtë, është rruga e angazhimit të të gjithë qytetarëve, e bashkimit të të gjithë qytetarëve, për t’i dhënë fund kësaj fasade. Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë tani një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar.
Një gjë është e sigurtë: kjo qeveri ka rënë. Ka rënë para syve të qytetarëve, ka rënë para syve të Europës dhe të gjithë botës. Ka rënë edhe para syve të socialistëve të ndershëm, nuk përfaqëson asgjë më, përfaqëson vetëm një interes privat të Edi Ramës, në funksion të grabitjes vjedhjes dhe sundimit të vendit për interesa personale.
Unë jam I ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk kërkojnë thjesht dhe vetëm largimin e një njeriu, por largimin e këtij modeli dhe zëvendësimin e tij me një model që të punojë për ta. Nuk mund të shpikim modele, i vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian.
Ndaj ne sot do të vendosim për aksionin politik dhe përballjen e madhe që do të nisim bashkë.
· Për ndarjen e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve.
· Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ia kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve.
· Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare.
· Integrimin e shqiperisë në BE
Por së pari vjen beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model mjehëherë e mirë institucionet, nga politika, nga Shqipëria. Pd do ta udhëheqë këtë beteje jetike për Shqipërinë bashkë me shqiptarët dhe do ta fitojmë këtë betejë.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



