E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari:  TURP, KRYETARI I PARTISË SOCIALISTE NË PËRMET, MERR 6 RROGA!
Sot

Gazetari: TURP, KRYETARI I PARTISË SOCIALISTE NË PËRMET, MERR 6 RROGA!


U ngjira 5 vjet rresht se emërimi i Mirela Kumbaros si ministre kulture ishte një nga mekatet e shumta te socialisteve. Gafat permanente te mesueses Kumbaro fyenin inteligjencen bazike, poshteronin besimin e njerzve…
Budallalleku dhe cinizmi i Mireles dilte nga godina e ministrisë ne pjesen lindore te Tiranes dhe zgjatohej deri poshte ne zonen e saj elektorale ne Permet. Dobesia dhe simpatia e Mireles per djem te gjate ne trup dhe mendje fyle, ka lene pasoja te renda. Lexoni pa marrë frymë çfare ka bërë mysybetja socialiste ne qytetin tim.
Edvin Tuçi pasi perfundoi nje kurs marangozësh ne Kamëz, u kthye ne Permet. Para 3 vjetesh kandidoi per keshilltar bashkiak nga partia e koalicionit te djathtë Ora. Hyri ne keshill si i djathtë por kur e pikasi Mirela Kumbaro, e beri kryetar te partise socialiste. Para 3 muajsh, me propozim po te Mirela Kumbaros, emerohet zevendes prefekt i qarkut te Gjirokastres. Bashkeshorten e tij e rregullojne me pune edukatore ne kopshtin Nr.2 te Permetit. Veç kesaj, Edvin Tuçi ka ne pronesi edhe nje kafe bar qysh prej 26 vitesh dhe kurre nuk ka paguar asnje detyrim fiskal. E si per ti vene kapak yjnereve te tij, kryetari socialist ka dhe në pronësi te vetmen kompani funeralesh ne gjithe rrethin e Përmetit. Njerezia detyrohet te paguaje edhe kursimet e fundit te kryetari per blerje arkivoli apo hapje varri. Te ardhurat finaciare te kryetarit te Partise Socialiste te Permetit Edvin Tuçi, jane te frikshme duke krahasuar standartin mjeran lokal te komunitetit. Ja rrogat dhe fitimet e tij:
1./Edvin Tuçi, kryetar funksionar i PS-së, 590 mije leke rroge mujore
2./Edvin Tuçi, zevendes prefekt i Qarkut Gjirokastet, 720 mije leke rroga mujore
3./Edvin Tuçi, anetar i keshillit bashkiak Permet, 230 mije leke rroga mujore
4./Edvin Tuçi, bashkeshortja, edukatore kopshti, 450 mije leke rroga mujore
5./Edvin Tuçi, pronar i bar Tuçit, 650 mije leke te ardhurat mujore
6./Edvin Tuçi, pronar i funeralit te Permetit, 1 miliinë e 800 mije leke te ardhurat mujore…
Shenim i rendesishem/ Edvin Tuçi eshte komshiu dhe shoku im i femijerise. Me njeh dhe e njoh mire. Eshte aq inteligjent sa libri i fundit qe ka lexuar Edvini eshte menuja e restorant Erës në Tirane!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.