Mos u habisni , ky është sistemi privat i kryetarit të partisë
Besjan Pesha
Asnjë habi për sjelljen e Ramës sot. Sistemi ynë politik favorizon shtetin privat të kryetarëve. Ata i emërojnë deputetët, i emërojnë anëtarët e kryesive të partisë, kryetarët e degëve lokale, ministrat, drejtorët e deri edhe pastrueset në institucione. Qeverisja në Shqipëri është “one man show”. Vendimet i merr një njeri dhe ata që nuk janë dakord ose ndëshkohen ose injorohen.
Kështu, veprimi i sotëm, ku pasi u dekretua si Ministër i Jashtëm ai ia delegoi kopetencat Gent Cakës, nuk është aspak antikushtetues. Përkundrazi, është në linjë me frymën e ndryshimeve kushtetuese PS-PD të vitit 2008, të cilat vranë demokracinë dhe konceptin e përfaqësimit dhe instaluan shtetin e kryetarit të partisë.
Nëse ky sistem nuk rrëzohet, asgjë nuk do ndryshojë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



