E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Taulantit, Prokuroria e Donikës dhe Policia e Sandrit
Sot

Gjykata e Taulantit, Prokuroria e Donikës dhe Policia e Sandrit

Gjykata e Tiranëns nën regjinë e PS dhe vettingut, nxitoi më shumë se një ferrari për të dhënë një dënim me gjobë, nën akuzën e shpifjes për kreun e opozitës Lulzim Basha, ndonëse akuza e tij publike rezultoi e vërtetë dhe çështja është në hetim e pambaruar. Donika Prela drejtuesja e Prokurrisë për Krime të Rënda, e sjellë butësisht e dashurisht me mazhorancën dhe porositë e saj, ngeli jetime në seancën e vettingut, ku iu desh të shpjegonte lekët e burrit, si kënga e dikurshme e qëndisjes së çorapeve të burrit. Sandër Lleshi ka ndarë mendjen të kufizojë saktësinë e të dhënave zyrtarë të publikuara për ngjarjet që ndodhin në territorin e vendit, por mbase ka hapur sektorin e vetëdorëzimeve si model suksesi.

Në rastin e Gjykatës, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, dhënësi i vendimit kundër kreut të opozitës, se pse denconcoi 3.4 milionë euro që po vinin me Toyta Yaris dhe paratë u kapën, por gjyqtari ka çmuar se nderi dhe personaliteti i Taulantit të PS, janë cënuar rëndë, thua ngjan me kapural Pelegrinin, ndaj duhej dënuar kreu i PD. Hoxha vuri një këmbë të mbarë përkohësisht në vetting se shef Taulanti e shef Edi se kanë për gjë vettingun, një telefonatë dhe gjyqtari kalon matanë. Por. Por përkohësisht. Sepse ai ka mbetur në vettingun e vetvetes, ka shitur shpirtin shejtanit, duke shkuar drejt një vendimmarrje ende pa mbyllur procesi për një ngjarje të rëndë trafiku dhe pastrimi parash. Mundet dhe gjasat janë plot për të dalë, që Taulanti, Qazimi, Damiani, Edvini, Arbeni, të jenë të përzierë bashkërisht në aferën e trafikut e transportit të parasë së pisët. Edhe drogën se ka bërë gjyqtari me Bashën, por gjyqtari e di mirë së fajtorët qeveritarë nuk janë në burg, por ai ndihet lehtësisht larg se s’ka pasur vetë dosjen dhe i quan të pafajshëm drogëzuesit e vendit. Dënimi i Bashës është dështimi i gjykatës jo vendim historik i Taulantit, pasi privatizimi i drejtësisë nga qeveria është lajm i shëmtuar së pari për gjyqatrin vendimmarrës e pastaj për çdo qytetar. Sepse janë dëshmitar të rrënimit të shpresës për të marrë drejtësi. Kjo punë mori kapakun e Taulantit dhe tepsinë e Ramës

Donika Prela është simbolika e shkrehjes totale të Prokurorisë përdorjes së institucionit nga qeveria dhe bërjes së çdo porosie sipas telefonit të kryeminsitrit apo të të dërguarit të tij. Por dy kunguj nën një sqetull është vështirë t’i mbash edhe nëse ata kanë madhësinë e një veze. Seanca e vettingut e la Prelën pa arrogancën e saj në krye të detyrës, e zbuti përballë përfaqësuesit të ONM, si një nxënëse pa detyra, që nuk po dinte ku t’i faturonte ca miliona të saj e të burrit. Kusuret duken të mëdha. Shefat e mëdhënj duket ia kanë hequr taksinë që e solli nga Durrësi në Tiranë dhe punët nuk duken hiç për së mbari.  Arta Marku nuk mundet ta sponsorizojë më pas një vettingu anemik dhe të sforcuar për vete dhe pas rrëzimit të përsëritur të vendimeve që po i bën gjyjkata dhe KLP. Ajo në zgrip personaliteti nuk di nëse do të vazhdojë apo zëvëndësohet, ndonëse gadishmërinë për të shërbyer rrëmuje e ka 24 orë. Nëse u duhet të lënë një njeri të vazhdojë gabimet rregullisht ajo duket e gatshme, në të kundërt nëse forca tej regjisë qëndrore ndërhyjnë, nëse grupe interesi duan tjetër punë,  Marku mund të këmbehet rrugës. Sërish ngjarjet, faktet, ndodhitë, vendimet, dosjet, janë të mjaftueshme për të bindur se Prokuroria ka rënë. Janë vëtëm dy emra të ofruar për SPAK, janë 15 vende që presin por askush nuk shkon se dihet  çfar e pret nga qeveria, ndaj reforma në këtë pjesë të sistemit ka masakruar më tepër se kudo. Krimet e Rënda në pritje për t’u bërë SPAK dhe BKH janë dërrmuar.

Policia ka katrahurën e përfaqësimit nga Sajmiri të Xhafa e tani të Lleshaj, ka shëtitur nga shiu në breshër e dëborë, duke vuajtur pafundësisht profesionalisht. Orekset e ministrave kanë qenë gjithnjë në stomakun e Ramës dhe nuk mund të priten çudira. Të arrestuar të rëndësishëm nuk ka pasur e s’mund të shkojnë në qeli sepse prishin skemën Edi Ramës. Tahiri, Xhafaj Agron, e shumë drejtorë policie dhe administratë, kryetar bashkish, duhej të ishin në qeli, por Rama vendos veton për gjithçka. Policia e shtërnguar vetëm në gjoba qaerkullimi apo shërbim taksi kur dorëzohet ndonjë në kërkim pasi shtetti dhe drejtësia kanë bërë marrëveshje me të pandehurit. Kanë kapitulluar bashkë dhe përdorin ligjin si këpucë. Kjo është panorama e lodhur e sistemit të drejtësisë, ku gjykatë, prokurori dhe polici, kanë një epror, Edi Ramën dhe janë të gjitha për t’u reformuar pas largimit të Edi Ramës. Në të kundërt, sistemi do të asgjësohet dhe mundësia për ta shëndoshur do të jetë iluzion. Taulanti, Donika dhe Sandri, janë thjesht instrumneta të përkohshëm porosi të Ramës për të mallkuar drejtësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.