E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri  Mustafaj: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e ministrit
Politikë

Ish-ministri Mustafaj: Cakaj është i paaftë për të bërë detyrën e ministrit

Analisti Bensik Mustafaj, i ftar në studion e ‘Opinion’ në News 24, ka komentuar delegimin e kompetencave nga Edi Rama tek Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

Sipas tij fjalimi i Cakajt tregoi se ai është i paaftë për të mbajtur mbi shpatulla institucionin më të rëndësishme në Shqipëri siç është ai i Ministrisë së Jashtme.

‘Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur.

Fjalimi i prezantimit është i rëndësishëm kudo në bot, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto.

Ai foli për Integrimin Rajonal! Unë se di ca është kjo tezë’, deklaroi Mustafaj.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.