E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Lokali i Drejtorit te Policise Bashkiake Ermal Kapllani na e beri jeten ferr
Sot

Denoncimi/ Lokali i Drejtorit te Policise Bashkiake Ermal Kapllani na e beri jeten ferr

Livma Shkëmbi

E hene, Maj 2017. Shyqyr, kemi filluar te mbajme dritaret hapur se vjen fresk i lezetshem. Ua, po kjo muzike si ngulje gozhdash cfare eshte? Hajde mos e prish zemren se do jete ndonje ditelindje, thashe krenare me zemergjeresine time. E marte, Maj 2017, e njejta jave. Zdubci zdubci zdubci. Kesaj rradhe kishte dhe fishekzjarre per garniture. Ora 03 15, e merkure, Maj 2017. Muzika vazhdon. Nxorra librin e shtepise dhe i mora mbare tu shajt. Ke pare ti qe nuk e zune hakat e mia? Qe nga ajo nate Maji e deri me sot, 13 Korrik, 2017, muzika zdubci zdubci vazhdon cdo dite jave deri ne 0330-0400. Kam marre ne telefon policine mbi 10tra here.

Me thone po po, jo jo, ja ja erdhem, ua akoma vazhdon, etj etj. Behet fjale per Bar Anarkia ne Rrugen Perlat Rezhepi.

Shyqyr qe kemi miq me po-rdh-tence qe na informuan me dashamiresi administrative ‘kot lodhesh duke marre policine ne tel.

Klubin e ka Ermal Kapllani, Drejtor i Policise Bashkiake dhe nje fare Fred Mara, polic.’ Ben sens, thashe, sepse une marr ne telefon policine, nganjehere 15 here brenda nates se zgjuar jam, s’kam ku shkoj, dhe policia nuk duket per qamet.

Dje mora ne telefon policine duke kercenuar qe do filloja denoncimet publike dhe me thane ‘gjume te embel’. Njerez te mire kudo. E leme menjane humorin e zi – kam nevoje per gjume. Aman me ndihmoni se kam dy muaj qe s’fle. Shteti nuk e benka dot shtetari, te shikojme a e bejme dot ne si popull.

Kurse ty o Ermal Kapllani leket qe te paguaj si drejtor duhet te ma benin jeten me te qete e jo nje ferr. Shtepia ime fale teje duhet te ishte oaz e jo krevat me gjemba. Po ske faj ti. Gjen shesh e ben pershesh. Ja ta shohim a ka shtet? Ta shohim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.