E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Më vjen keq vërtetë për Sandrin!
Sot

Manjani: Më vjen keq vërtetë për Sandrin!

Pas videos me skenat perverse të efektivit të policisë ndaj një vajze 15-vjecare në Malësinë e Madhe ka ardhur edhe reagimi i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani habitet me sjelljen dhe deklaratat post-ngjarje të ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj.Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Çudi!!!
———-
“I përkas atyre që arrestojnë dhunuesin”- thotë Ministri i Brendshëm.
Pse kishte ndonjë opsion tjetër?! Ju ka shkuar gjë mendja edhe të mos e arrestojnë atë dhunues?! Kërcet shumë kjo llogjikë publike e shprehjeve të ministrit!
Pastaj ç’është ky deklarim pa lidhje “e arrestova”?!!! Kur kanë filluar ministrat të arrestojnë? As policia nuk arreston dot më pa vendim gjykate. Ministri jo e jo!
Dhe më në fund, nëse ndjekim deklarimin tjetër të Ministrit “çdo polic jam unë”, duhet të ishte vetarrestuar…
Me vjen keq vërtetë për Sandrin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.