E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partnerja homoseksuale e kryeministres së Serbisë lind djalë, ja si e kanë quajtur
Politikë

Partnerja homoseksuale e kryeministres së Serbisë lind djalë, ja si e kanë quajtur

Partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabiç, Milica Gjurgjiç ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet vendase, të cilat bëjnë me dije se  djali i tyre mban emrin Igor. Ndonëse foshnja e tyre është ngjizur me fekondim, procesi i lindjes është zhvilluar në kushte normale dhe pa pengesa.

Partnerja e kryeministres serbe, Brnabiç është mjeke në profesion dhe duket se marrëdhënia e tyre do të marrë tashmë një tjetër ritëm.

Kjo është e para martesë mes homoseksualësh nga ku lind një fëmijë, edhe pse Serbia nuk e ka njohur ende martesën e homoseksualëve, madje vetë kreu i kishës ortodokse të vendit e ka krahasuar homoseksualitetin me incestin.

Çiftet e gjinisë së njëjtë janë gjithashtu të ndaluar nga adoptimi i fëmijëve.

Urimi i parë zyrtar vjen nga presidenti Aleksandër Vuçiç ai që ka uruar kryeministren, Ana Bërnabiq dhe partneren e saj Milica Gjurgjiq për lindjen e djalit. Vuçiç ka kritikuar një pjesë të opinionit që në rrjete sociale është tallur me këtë ngjarje.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka thënë:

Përgëzoj Anën e Milicën që Igoriështë gjallë, i shëndoshë dhe dëshiroj që të jetë me shëndet, i mençur dhe i suksesshëm. Fakti se ata i pengojnë edhe fëmijët, flet vetiu.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.