E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleanca për Teatrin sot në  protestë me opozitën:’Përpjekja për të shembur Teatrin, fundi i kesaj tiranie’
Politikë

Aleanca për Teatrin sot në protestë me opozitën:’Përpjekja për të shembur Teatrin, fundi i kesaj tiranie’

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do ti bashkohet sot protestës së madhe të opozitës që do të mbahet në orën 18.00 përballë kryeministrisë.

Në një komunikim mediatik, regjisori Robert Budina, thotë se përpjekja për të shembur Teatrin Kombëtar do të shënonte fillimin e rënies së kësaj qeverie, ndaj sot duhet të jemi të gjithë bashkë për ti dhënë fund kësaj qeverie të korruptuar.

“E patëm thënë që në krye të herës, që përpjekja për të shëmbur Teatrin Kombëtar do të shënonte fillimin e rënies së kësaj qeverie që e ka çuar vëndin në kolaps! E nisën me grabitjen e pronës publike, për të vazhduar grabitjen e pronës private, të banorëve të Astirit, Bulevardit të ri dhe nesër mund të jetë rradha jote!

Ndaj  për Teatrin, për dinjitetin, për mbrojtjen e demokracisë, për shëmbjen finale të diktaturës,  kundër arrogancës shtetërore, kundër plaçkitjes që kjo qeveri i bën vëndit të vet: SOT TË GJITHË PARA KRYEMINISTRISË në orën 18.00, për një Shqipëri më të mirë!”, shkruan Budina

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.