E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk është kriminel vetëm fermeri që shet produkte kancerogjene por edhe Ai tjetri  me çitjane
Sot

Nuk është kriminel vetëm fermeri që shet produkte kancerogjene por edhe Ai tjetri me çitjane

Çdo fermer që me vetëdije shet produkte ushqimore kancerogjene është padyshim një kriminel.

Por para se të bëhej i tillë, ai është viktimë e nje sistemi të korruptuar nga koka në këmbë.

Se pari, fermeri lihet të konkurojë në një treg të kapur e të kontrolluar nga monopolet. Këto monopole janë krijuar nga ata që lidhen direkt me partinë në pushtet dhe që e kanë bezdi konkurencën.

Së dyti, fermerit i duhet të konkurojë me produktet e importit. Këto favorizohen nga qeveria sepse prej dekadash këtu ndiqet politika e dyerve të hapura. Kjo për t’i bërë qejfin botës, por edhe sepse importin e bëjnë kryesisht biznesmenët e lidhur me pushtetin.

Së treti, subvencionet për fermerët vidhen. Për të minimizuar dëmet që vijnë nga levizja e lirë e mallrave Bashkimi Evropian jep subvencione për fermerët tanë. Keto subvencione shkojnë sërish në duart e kapove që kanë pika grumbullimi dhe janë të lidhur me partinë. Keshtuqë nuk mbetet asgjë për fermerin.

Ne fund, fermerit i duhet t’i shesë produktet ose në tregje ku shteti ia mat kokën me pe, ose për një “çapë bukë” tek rrjeti i supermarketeve të oligarkut. Alternativa e tretë është t’i shesë në rrugë, por aty i duhet të ruhet nga kafshët grabitqare dhe policia bashkiake.

Ne këto kushte, fermeri, gjysëm injorant e gjysëm i ligë, por tërësisht viktimë e rrethanave ku rron, zgjedh midis bukës së femijës së vet dhe jetës se fëmijëve të tjerë në këtë vend.

Kështuqë kur mallkon fermerin, ruaje edhe një pjesë të inatit për atë kriminelin me kollare dhe atë tjetrin me çitjane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.