E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Tufa i përgjigjet Spartak Brahos: Dëshpërimi i enveristëve ka një shkak, por me këto shpifje pasurojnë dosjen në Gjykatë
Sot

Agron Tufa i përgjigjet Spartak Brahos: Dëshpërimi i enveristëve ka një shkak, por me këto shpifje pasurojnë dosjen në Gjykatë

Drejtori i Institutit të krimeve të Komunizmit Agron Tufa, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ka sqaruar akuzat dhe ofendimet që i janë bërë prej deputetit Spartak Braho, duke iu përgjigjur këtij të fundit me pjesë nga ligji.

“E përditshmja “Transheja e kuqe” në shpifjet e radhës ndaj meje, ka rënë dëshpërim të plotë. Sigurisht me këto ofendime, shpifje e akuza të pavërteta, Deputeti dhe Gazeta pasurojnë Dosjen e tyre në gjykatë. Sot, thotshte me gojën e deputetit, sikur unë paskam falsifikuar përmbajtjen e ligjit tonë organik nr. 10242, datë 25.2.2010. Pjesa e falsifikuar (shtuar), sipas tij, qenka ajo që “krimet e komunizmit: i sheh dhe para datës 29 nëntor 1944. Këtë pjesë, thotë Deputetua, e paskam shtuar unë (!). Se sa qëndron kjo, mjafton të ndiqni Ligjin në fjalë që është i aksesueshëm (po hedh linkun më poshtë)” shkruan Tufa.brah9o

 

 

 

Postimi i plotë:

Dëshpërimi i enveristëve ka një shkak: meqenëse pëgjatë 45 viteve (1945-1990) nuk lanë krim pa bërë dhe na e shndërruan Atdheun në Katakomb të lemerishëm, duke ç’nderuar vetveten, tani janë kapur me thonj e dhëmbë të shpëtojnë një vit luftë (1944), që dominohet nga protagonizmi i fortë i PKJ-së, Miladinit, Dushanit dhe çirakut të tyre Enver Hoxhës:
E përditshmja “Transheja e kuqe” në shpifjet e radhës ndaj meje, ka rënë dëshpërim të plotë. Sigurisht me këto ofendime, shpifje e akuza të pavërteta, Deputeti dhe Gazeta pasurojnë Dosjen e tyre në gjykatë. Sot, thotshte me gojën e deputetit, sikur unë paskam falsifikuar përmbajtjen e ligjit tonë organik nr. 10242, datë 25.2.2010. Pjesa e falsifikuar (shtuar), sipas tij, qenka ajo që “krimet e komunizmit: i sheh dhe para datës 29 nëntor 1944. Këtë pjesë, thotë Deputetua, e paskam shtuar unë (!). Se sa qëndron kjo, mjafton të ndiqni Ligjin në fjalë që është i aksesueshëm (po hedh linkun më poshtë).

8887776665555444433322221111888

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.