E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kaloi dhe Spiropalit  në gafa ,Vlora nën ujë/ Ish-gruaja e Ramës  mbron kreun e bashkisë: Këto gjëra ndodhin edhe në Itali, Francë…
Sot

Ja kaloi dhe Spiropalit në gafa ,Vlora nën ujë/ Ish-gruaja e Ramës mbron kreun e bashkisë: Këto gjëra ndodhin edhe në Itali, Francë…

Ish-gruaja e kryeministrit Edi Rama, tashmë e martuar me Ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, Delina Fico, ka reaguar mjaft ashpër ndaj komentuesve të cilët kanë lëshuar një lumë akuzash pas përmbytjes së Vlorës.

Me anë të një reagimi në Facebook, Fico, edhe pse jo pjesë e qeverisë personalisht (Përfaqësohet në të nga Çuçi ministër, dhe ish-burri kryeministër), ndjek të njëjtën linjë deklaratash sikur të ishte ministre e qeverisë, duke theksuar edhe ajo si Spiropali, se shi dhe përmbytje ka kudo.

Në reagimin e saj ndaj gazetares vlonjate Edlira Gjoni, Fico, shkruan se nuk është fundi i botës që u përmbyt Vlora, pasi këto gjëra ndodhin kudo, dhe fenomenet natyrore janë të paparashikueshme.

Ja reagimi i Ficos:

Nuk bie shi e nuk permbyten rruget vetem ne Shqiperi. Kjo mania per te gjetur faj edhe tek shiu qe bie, nuk ka con asgjekund. Shiko linkun me lart se si jane permbytur rruge ne Itali, France e Zvicer vetem pas nje ore shi. Jo te gjitha hallet jane vetem tonat. Fatkeqesi eshte permbytja kudo qe ndodh, e duhet njerezimi te pergatitet gjithnje e me shume, sepse me ngrohjen globale do te kete me shume permbytje e thatesira. Dhe, nuk di pse ka endrra se mund te rrojme nje dite ne parajse ku nuk ndodh asgje qe na e prish humorin sadopak. Kur ta gjeni nje vend qe e ka arritur kete stad, na lajmeroni.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, burri i saj Çuçi deklaroi se i dëmshëm për shëndetin është djathi zvicerian dhe jo vaji i Palmës, çka shkaktoi mjaft të qeshura dhe ironi në rrjet.

 

Image

Pak ditë më parë do të ishte bashkëshorti aktual i Ficos, ministri Çuçi, që do të shprehej se vaji i palmës është i padëmshëm për shëndetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.