E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreziku nga kontratat koncesionare  PPP-të/ Shefi i FMN jep alarmin: Politikat fiskale nuk mbulojnë detyrimet e prapambetura
Sot

Rreziku nga kontratat koncesionare PPP-të/ Shefi i FMN jep alarmin: Politikat fiskale nuk mbulojnë detyrimet e prapambetura

Shefi i FMN për Shqipërinë, Jan Kees Martijnnë një komunikim me median ka bërë publik raportin për ekonominë. Sipas tij, borxhi publik ende nuk po ulet, ndërsa detyrimet e prapambetura sa po vijnë e po shtohen.

Martijn tha se perspektiva ekonomike për 2019-ën do të jetë e moderuar, ku do të ketë një rritje 3.5% dhe në periudhën afatmesme me rreth 4%. Në 2018-ën, borxhi publik ishte 69.9%, duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura, të cilat pritet të ulen këtë vit.

 

Shefi i FMN, vuri në dukje se politikat fiskale nuk janë të efektshme për të mbuluar detyrimet e prapambetura, të cilat lindin nga PPP-të, shkruan Monitor. Sipas Martijn, korrigjimet duhet të vijnë nga të ardhurta fiskale, pasi shpenzimet nuk mund të ulen më tej. Ai shtoi se duhen masa të menjëhershme për të ulur detyrimet e prapambetura.

Martijn rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra, 3 dhe 6 mujore. Përfaqësuesi i FMN tha gjithashtu se autoritetet, duhet të ulin rreziqet nga kontratat koncesionare PPP dhe duhet të pezullojë propozimet e pakërkuara..

Martijn u shpreh më tej, se duhet të avancojnë reformat në sektorin e energjitikës dhe administrimin e kompanive. Ndërkohë ministrja e Financave, Anila Denaj tha se po monitorohen ndërmarrjet shtetërore, në mënyrë qe të bëhet likuidimi detyrimeve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.