E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eh moj Dëshmore e Paqes!
Sot

Eh moj Dëshmore e Paqes!

Erlis Hereni

Dëshmore ama … jetë prerë në pikun e energjive, vullnetit, luftës së mirëfillte për mbajtjen lart të flamurit kuq e zi … 🇦🇱

Flamurit që sot përdhoset nga lloj soj sorollopi, valëvitet “këmbë përpjetë” si pa te keq;
Flamurit që vihet ne ballë të luftrave të paqena;
Flamurit që rri kokë ulur pavarësisht se me dy krena, nga perpjekjet e pashterrshme të brezave bojëdalë;
Flamurit që i këndojmë vetëm festave apo kur luan Kombëtarja!!!

U shenjtërofsh Zarife; e të lutem të mos dorëzohesh por të vijosh luftën nga Parajsa kundër së keqes!

Ne do te lutemi për Shpirtin tënd, ndërsa ti kujdesu për bashkë luftëtarët e tu; për Klodianin e Julianin që të shërohen shpejt, e për kolegët që të mos i gjejë gjë e keqe!

Të qoftë i lehtë dheu i Dëshmorit! 🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.