E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta homazh përpara Majorit Klodian Tanushi: Nderim i thellë për sakrificën, kontributin, patriotizmin e tij!
Politikë

Meta homazh përpara Majorit Klodian Tanushi: Nderim i thellë për sakrificën, kontributin, patriotizmin e tij!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë homazhe sot përpara arkivolit të Majorit Klodian Tanushi, Dëshmor i Atdheut, të cilat po zhvillohen në Muzeun Historik në Tiranë. Presidenti Meta më pas shkroi këto radhë në Fb, në nderim dhe respekt të kësaj figure:

Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe. Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!”, u shpreh Meta.

60464034_2269319486447645_1573521664719716352_n (1)60793317_2269319416447652_2775704279548166144_n (1)60208551_2269319369780990_1474433148543565824_n (1)60409221_2269319596447634_5100873954399092736_n60236601_2269319556447638_6981818919921123328_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.