E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U mblodhën në një palestër si në furrik”, Basha komenton çeljen e fushatës së PS: Shpallën programin ogurzi të…
Politikë

“U mblodhën në një palestër si në furrik”, Basha komenton çeljen e fushatës së PS: Shpallën programin ogurzi të…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së re, ka komentuar çeljen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.

Basha tha se “të pandehurit u mblodhën në një palestër si në furrik”. Kreu i opozitës shtoi më tej se nuk mjafton të ndalet e keqja, por “duhet shkulur me rrënjë”.

 

luzlim basha

Duke u ndalur tek protesta e ditës së dielës, ndërsa u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë, Basha tha se ajo do të hy në histori si ‘bashkimi i zemrave kundër të keqe”.

“Sot një ditë para 2 qershorit, jam i sigurt që do të hymë në një tjetër rekord si bashkim i zemrave kundër tiranisë. Dua ta them fare qartë se ndalja e të keqes nuk mjafton, ajo është e panegociueshme.

Kjo e keqe është një kancer dhe ndalja e kancerit nuk mjafton për të shpëtuar pacientin dhe prova më e qartë është sot në dy vende, njëri 2 km prej këtej, në një palestër ku u mblodhën si në furrik të pandehurit, për të shpallur projektin e tyre ogurzi të kapjes së pushteteve me krimin, me kandidatë për bashki vrasës dhe injorantë. E keqja donë të marshojnë në të gjithë Shqipërinë.

E dyta provë është 80 km në veri. Këtu e morën një grusht ët fortë, këtu janë ndalur, por e keqja nuk është ndalur, është dhjetëfishuar. 300 milion duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren, me të njëjtën skenë si me Unazën e re. Që shtëpitë tuaja të jenë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë të patraumatizuar nga lotët e prindërve, nuk mjafton ta ndalim të keqen. E keqja duhet shkulur me rrënjë”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.