E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Peter Tiede: Si i gjeta përgjimet, mafia po qeveris Shqipërinë
Sot

Gazetari Peter Tiede: Si i gjeta përgjimet, mafia po qeveris Shqipërinë

Gazetari Peter Tiede, që shkaktoi kaq shumë reagime në Shqipëri me shkrimet e tij, sidomos me shkrimin e së mërkurës, reagoi në rrjetet sociale.

Gazetari i të përditshmes më të madhe gjermane, Bild, shkruan se ai ka përshtypjen se Shqipërinë e qeveris mafia.

‘Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian blen votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Të mbyllura deri këtë ditë.

Baroni i drogës, që shfaqet këtu, u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetma është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë,’ shkruan gazetari.

Gazetari Peter Tiede, që shkaktoi kaq shumë reagime në Shqipëri me shkrimet e tij në gazetën ‘Bild’, sidomos me artikullin e të mërkurës, ku ka publikuar edhe 6-të përgjime, ku tregohet haptasi se si qeveritarët e Edi Ramës kanë blerë vota.

‘Rama dhe ekipi i tij e kanë mohuar tradicionalisht kërkesën për të bërë testin e drogës përpara zgjedhjeve’, shkruan Tiede,.

‘E gjitha kjo nuk është e pazakontë në shumë shtete të Ballkanit, edhe në mesin e paraardhësve të Ramës në Shqipëri- por sistemi i perfeksionua si një program mbarëkombëtar nën Ramën.

Dy ish-ministra të Brendshëm janë tashmë të ikur. Të dy ishin të dyshuar si pjesë e bandave të drogës.

Aktualisht nën akuzë është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dhe Rama dhe ekipi i tij e kanë mohuar tradicionalisht kërkesën për të bërë testin e drogës përpara zgjedhjeve’,shkruan Peter Tiede në shkrimin e tij të publikuar sot në ‘Bild’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.