E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“At” Tërmet Peçi mban “meshën” mavi pas 2000 vjetësh në kishën ordokse
Sot

“At” Tërmet Peçi mban “meshën” mavi pas 2000 vjetësh në kishën ordokse

Alfons Zeneli

Kishë ordodokse. Vend me vetëm një destinacion. Ai që mban “meshën” mavi është “At” Tërmet Peçi. Mbase ky është rasti i vetem në krishterimin e ketyre 2000 vjeteve te fundit kur në nje kishë hyet per te shtuar e bekuar mekatet. Kjo pamje qe e deklason qellimin e kishës, bart në vetvete dy paradokse : hyrjen e Tërmetit ne një objekt kulti. Në një nga ata të cilet i dogji e shkaterroi gjyshi i vet. Bartësi i këtij emri te përçudshëm, perdhos në mos shenjterine (se kjo është e dyshueshme) të kishës, te pakten asnjanesine e saj zyrtare nga politika. Ne rrethanat e nje kishe normale, kjo gje do te perbente termet blasfemik. Por meqë Rilindja po shnderron spitalet dhe hotelet në zyra dhe qendra votimi, perse të mos e shnderroje dhe kishen në zyre elektorale? Së dyti, vete prifti kompetent, ka ndotur ambientin kishtar duke e lejuar ateistin e kuq te mavijosë besimin dhe natyren shpirterore qe ritualet duhet te kene nën vezhgimin e Atit, Birit dhe te Shpirtit te Shenjte. Por pjesa tjeter qe vjen si epilog i kesaj kuplaraje eshte dhe nje ngjarje e para dy viteve. Kisha e Permetit dhe prifti kompetent, nuk pranoi te jepte meshe per deshmorin e Atdheut At Stath Melanin, heroin epik te ortodoksise shqiptare i vrare barbarisht nga Kisha greke.
Pra, në Kishen Ortodokse të Janullatosit, mund te “meshojë” ateisti komunist Tërmet Peçi, por nuk mund te pershpirtet heroi kombetar i ortodoksise shqiptare At Stath Melani. Versioni “orthodhoks” i Janullatosit mund te bëjë aleance edhe me djallin, me komunizmin antikrisht por nuk mund te pranoje besim te vërtetë ortodoks shqiptar në trupin e saj.
Në emër të Timonierit, Tepsisë, Kanabisit dhe te Tenderit të Shenjtë…Amen.
Dhe Zoti vë duart në kokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.