Basha takim me aleatët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pritet të zhvillojë sot një takim me aleatët e PD-së.
Takimi do të zhvillohet në selinë blu, në orën 12:30, ndërsa nuk dihet ende se kush do të jetë tema që do të diskutohet.

Takimi i Bashës me aleatët vjen vetëm një javë para 30-qershorit, ku kreu i qeverisë, Edi Rama, ka theksuar se do të mbahen zgjedhje në të gjithë vendin.
Po ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor pritet të mblidhet, për të vendosur për vlefshmërinë e datës 30 qershor si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore apo jo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



