Manjani:Nuk ju pëlqen Ilir Meta, internojeni , por kushtetueshmerisht 13 tetori është datë zgjedhjesh
Me poshte lexoni statusin e Ylli Manjanit:
Sa për informacion:
Neni 92.gj, përcakton qartë se datën e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë e cakton Presidenti i Republikës.
Askush tjetër!
Vetëm Presidenti i Republikës.
Nëse duan t’i referohen Kushtetutës,ende në fuqi të Republikës, ky është neni. 92.gj.
Të tjerat janë komente, interpretime, llogje, blogje e ku e di unë çfarë tjetër!
Nuk ju pëlqen Ilir Meta, ky është hesap tjetër. Le ta shkarkojnë, ta përçudnojnë ti bëjnë çtë duan.
Datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti dhe zyrtarisht është data 13 Tetor 2019.
Sa më takon, mendoj se vendi ka nevojë për zgjedhje parlamentare. Por edhe kjo është temë tjetër.
Lexoni Kushtetutën!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



