Dy gjërat që mësuam nga votimet
Ka një gjë që të jep shpresë tek këto votimet. Këtu u tentua të krijohej opozitë vasale, por fatmiresisht qytetarët e refuzuan me neveri. Kjo do kishte qenë edhe më e rrezikshme se përqëndrimi i pushtetit në një dorë.
Dy janë mësimet që mund të nxirren nga e gjitha kjo. E para, qytetaret shqiptarë mendojnë se nuk mund të ketë të djathtë pertej PD-së. Të paktën për tani.
E dyta, opozita nuk është ofiq, por frymë, sakrificë dhe qendresë.
Lulzim Basha ka berë shumë gabime në krye të PD-së. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishin dy më të rendat sepse mund ta conin vendin në konflikt civil. Dhe per këtë duhet të marrë përgjegjesitë.
Por, të thuash që PD do të shkatërrohet ngaqë humbi bashkitë dhe nuk ka më njerez në punë, është një perversitet i neveritshëm.
Opozita që buron nga vendet e punes është si kjo opozita që tentoi të krijojë Rama. Jo vetem kaq, por nuk ka asnje ndryshim ne filozofi nga ajo qe populli oppzitar pretendon se po lufton.
Opozitarizmi i ofiqeve nuk ka asnje ndryshim nga blerja e votes. Madje eshte edhe më i peshtirë. Disa vota blihen me lekë në dorë, disa të tjera me vende pune.
Opozita e vërtetë është bindje, jo mercenarizem. Eshte edhe sakrificë. Ata qe jane me PD-ne thjesht per vendet e punes ne fakt nuk i duhen fare as PD-se dhe as opozitarizmit. Jane njesoj si ai Hasani ne Diber qe shiste votat e familjes se do fejohej. Madje Hasani është shumë më i ndershem sepse voten e shiti per hall. Keta zotërinjtë e shesin voten për poste dhe tendera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



