O shqiptar jeta jote është një kronikë lajmesh
Jam i tronditur nga ngjarja në Kavajë. Dua të mbajmë zi për jetë e shqiptarve. Pse duhet të na vrasin ditën me diell pse?? Unë sot lutem për jetën time, për jetën e familjes, për jetën e të afërmve, për jetën e gjithë shqiptarve. Dua rend dhe siguri jo fjalë boshe. Unë sot dua drejtësi dhe jo kriminele që bredhin rrugëve me pistoletë. Po, e dua sot! Tani! Ju kam qr mu në politikë! Shteti im nuk më siguron dot jetën. Shteti im më vret. Ku janë përgjegjësit…drejtora, shefa policie, ministër, kryeministër ju që i keni dalë për zot këtij vendi?? As për jetën time nuk mund të ankohem as për këtë?? Jo, nuk ka justifikim këto ndodhin gjithandej nëpër botë. Pse vrasja ime duhet justifukuar? Pse?? Është jeta ime jo e botës. Nuk më intereson çfarë do bëni ju, dua tani çfarë po bëni, tani? O shqiptar jeta jote është një kronikë lajmesh.
“Ishte me bukë në dorë”
NA VRAU BUKA
Eshte mallkim i madh .
Zot na ruaj
Shqipëria është në zi!!!
* Admin Bryli Brouadway
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



