Sulmi ndaj Lubonjës/ Neritan Sejamini: Sulme të tilla nga qeveria ndaj zërave kritikë nuk ka patur që nga ’97
Vijojnë reagimet pas sulmit të ndodhur ditën e sotme ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.
Më i fundit është ai i kolegut të Lubonjës, Neritan Sejamini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari dhe analisti shprehet se pasiguri dhe dhunë të tillë ndaj gazetarëve nuk ka patur që nga viti famëkeq, 1997.
“Pasiguri dhe dhunë të tillë ndaj gazetarëve nuk ka patur që nga 1997. Sulme të tilla nga qeveria ndaj zërave kritikë nuk ka patur që nga 1997”, shkruan Sejamini në reagimin e tij.
Ndersa Monika Kryemadhi shkruan me një shënim në “Facebook”, e para e LSI-së thotë se dhuna e sotme është modeli që kryeministri Edi Rama frymëzon çdo ditë.
“Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm. Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes” shkruna kryetrakje LSI
Ja postimi i plotë:
Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm.
Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes.
Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lirë, është paraprirë nga ligji i inkuizicionit ndaj medias së pavarur miratuar nga Qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë.
Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve.
Dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



