E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim, Teatri nuk eshte pastrim parash, por grabitje
Sot

Lulzim, Teatri nuk eshte pastrim parash, por grabitje

 

Degjova kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha te deklaroje se koncesionet e pakerkuara te Teatrit Kombetar dhe rrugeve Milot-Balldrene jane operacion per te pastruar 250 milione eurove.

Nuk eshte pastrim Luli. Pastrimi zakonisht behet kur nenraporton kostot dhe fryn te ardhurat fiktivisht. Nuk eshte ky rasti. Aty ndodh e kunderta.

Tek Teatri, do merren 8 mije meter katrore toke publike falas, mbi te cilen do ndertohen 68 mije metra katrore kulla. Eshte nje zone ku cmimi i shitjes per meter katrore fillon minimalisht nga 2500 euro metri katrore.

Hesapi eshte i thjesht. 68 mije metra shumezim per 2500 euro metri bejne minimalisht 170 milione euro te ardhura. Sipas te gjitha manualeve te ndertimit dhe koeficienteve qe perdor qeveria per te taksuar aktivitetin e ndertimit, kostoja e ndertimit per nje meter katrore luhatet nga 300 deri ne 350 euro. Po ja 500 euro.

Per ta thene me qarte, do shpenzohen 30-40 milione euro per ndertimin e kullave dhe do te fitohen 170 milione euro te ardhura.

Jane 130 milione euro fitim. Por ja 100 milione per te qene brenda cdo skenari. Le ta vendosin sa te duan koston e teatrit. Prape eshte fitim stratosferik, i nxjerr mbi toke publike.

Ky nuk eshte pastrim parash Lulzim. Eshte privatizim fitimesh me ligj special, por i paligjshem. E madje, madje ketu do behet e kunderta. Do raportohen me pak fitime nga sa jane realisht, per te fshehur taksat. Kjo eshte historia, me pak fjale.

Koncesioni i teatrit eshte nje biznes per te fituar te pakten 100 milione euro duke pervetesuar asetet publike. E njejta llogari eshte edhe me koncesionin e Milot Balldrenes. Ato historite me pastrim parash jane perralla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.