E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjo, të lutem shko dhe përqafohu me Mehdiun!
Sot

Vangjo, të lutem shko dhe përqafohu me Mehdiun!

Vangjo Kozmain dhe Mehdi Malkon , i kam miq !
Me të  parin , kam punuar gjithë ato vite në RTSH .
U mërzita vërtet shume dje që shpërtheu ndaj Mehdiut !
Kurrsesi, ai nuk është Vangjo plot humor , që njoh unë .
Në fund të fundit , cdo autor , kënaqet, bile lumturohet , kur krijimi i tij vihet në skenë .
Sidomos në një mbrëmje , kur gjithë prozhektorët, sytë e veshët e publikut janë drejtuar aty ?
Vangjo ! Seriozisht po të isha unë në vendin tënd , do isha i lumtur , do ngjitesha në skenë , do përqafoja Mehdiun dhe do merrja pjesën time të meritës !
Vangjo ! Unë të njoh prej vitesh !
Ne të dy ,nuk kemi pjerdhur për pushtetin ,se ashtu jemi gatuar, ndaj të lutem shko dhe përqafohu me Mehdiun !
Ne ju duam bashkë të dyve , të gjithëve ju artistëve , sepse na keni dhënë aq shumë humor , në ditët e zymta të jetës tonë ….
Aq më shumë ju dua bashkë unë , që ju kam xhan të dyve !
Unë jam i sigurtë , dje nuk ka folur zemra jote !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.